Osmani përkujton viktimat e Srebrenicës: Mohuesit e gjenocidit s’mund të shndërrohen asnjëherë në faktorë të paqes

13:15 | 11 Korrik 2023
Arbresh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar viktimat e Serbrenicës duke thënë se ky gjenocid nuk do të harrohet kurrë.

Osmani ka thënë që një regim që edhe sot e mohon gjenocidin në Serbrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë, shkruan Arbresh.info.

“8372 jetë të pafajshme! 8372 nëna të Srebrenicës që edhe sot kërkojnë drejtësi për bijtë e tyre! Një gjenocid që nuk do të harrohet kurrë.”, shkroi ajo në Facebook.

“Një regjim, që edhe sot e mohon gjenocidin në Srebrenicë e kudo në Bosnjë e Hercegovinë, sikurse e mohon edhe gjenocidin në Kosovë.Po i njëjti regjim që avokonte për gjenocidin atëherë e që i sulmon Kosovën e Bosnje-Hercegovinën edhe sot.”,

Tutje e para e shtetit tha se mohuesit e gjenocidit nuk mund të shndërrohen në faktorë të paqes.

“Kujtim i përhershëm për të gjitha viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit!”, përfundoi ajo./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme