Google ADS

Osmani përkujton presidentin historik Rugova në datëlindjen e tij, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës

10:41 | 2 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, në datën e lindjes së tij.

Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka rikujtuar, siç thotë ajo, tri vetitë politike të Rugovës, shkruan arbresh.info.

“Tri postulatet e tij na dëshmojnë e rikujtojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore, se liria është e përhershme dhe e qëndrueshme vetëm nëse shoqëria është demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe nëse respektohet rendi dhe ligji e nuk bashkëpunohet me krimin”, ka shkruan Osmani ndër të tjera.

Postimi  plotë nga Vjosa Osmani:

“Në ditëlindjen e themeltarit të shtetit, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kujtuam personalitetin e jashtëzakonshëm historik, dijetarin e shquar të Kosovës e politikanin humanist, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës. Tri postulatet e tij na dëshmojnë e rikujtojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore, se liria është e përhershme dhe e qëndrueshme vetëm nëse shoqëria është demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe nëse respektohet rendi dhe ligji e nuk bashkëpunohet me krimin. I përjetshëm kujtimi për të”. /Arbresh.info/

Të ngjashme