Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkujtuar masakrat e Rahovecit në 25 vjetorin e tyre.
Ajo tha se 25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në një ofansivë që synonte spastrimin etnik në fshatrat e Rahovecit, vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc., shkruan Arbresh.info.
“Në këtë ditë, në Brestoc, në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë luftëtarë të UÇK-së, teksa 6 banorë ende janë të zhdukur me dhunë. Sot i kujtojmë me respekt të gjithë të martirët e këtyre masakrave, sikurse edhe ata që ranë në altarin e lirisë.”, u shpreh ajo.
“Drejtësia për viktimat dhe kujtimi për heronjtë janë obligim i yni i vazhdueshëm!”, përfundoi Osmani./Arbresh.info/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...