Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes.
Më 16 maj të vitit 1999, ai u lirua nga Burgu i Dubravës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë më për fatin e tij.
“Janë 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. Republika, liria dhe demokracia u bënë, porse fati i mendimtarit mbetet peng ende. Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë, të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani./arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...