Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka përkujtuar Enver Malokun, në 22 vjetorin e vrasjes.
Osmani në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se vrasësit e Enver Malokut duhet të dalin para drejtësisë.
Postimi i plotë:
“Sot u bënë 22 vjet nga vrasja e Enver Malokut, një aktivisti të përkushtuar dhe një ikone të fjalës së lirë.
Më shumë se dy dekada pas vrasjes, asnjë adresë për kryesit e veprës, teksa çdo vit përsëritet mesazhi i njëjtë që një ditë ky rast sikurse edhe shumë të tjerë ta marrin epilogun e pritur prej vjetësh duke sjell para drejtësisë autorët.
Padyshim se duhet ripërsëritur që ata që ngrenë dorë ndaj Enver Malokut duhet patjetër të vihen para drejtësisë. Siç duhet bërë edhe për shumë aktivistë të tjerë politik, të cilët u privuan nga jeta ngaqë menduan ndryshe.
Vrasja e njeriut që drejtoi Qendrën për Informim të Kosovës, është edhe goditje ndaj së vërtetës. E vërteta e vrasjes së Enver Maloku nuk duhet të rrijë peng. Ajo duhet zbardhur sot pas asnjë kusht dhe pa ndikim të asnjë rrethane në mënyrë që shoqëria kosovare të frymojë lirshëm dhe të mos mbetet peng e të kaluarës!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!”./arbresh.info/
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...