Google ADS

Osmani përkujton 25 vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit

14:43 | 29 Janar 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës në Rogovë të Hasit.

“Më 27, 28 dhe 29 janar 1999, ndodhi një nga krimet më makabre në historinë e Kosovës – Masakra e Rogovës së Hasit. Forcat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, sulmuan brutalisht fshatrat Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës dhe masakruan 9 civilë, teksa në altarin e lirisë ranë edhe 21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga Presidenca.

Osmani shtoi se nuk do t’i harroj asnjëherë jetët e pafajshme të marra në mënyrë brutale, sikurse edhe ata që ranë për lirinë tonë!

“Në përvjetorin e kësaj masakre, kërkesa për drejtësi është e domosdoshme në mënyrë që krime të tilla të mos përsëriten kurrë më! Qoftë i përhershëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët e Rogovës së Hasit!”, tha Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme