Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përgjigja e saj për Presidentin e Francës, Emanuel Macron, lidhur me liberalizimin e vizave, nuk është kërcënim, pasi që siç tha ajo, ai s’ka as dobi e as dëm nëse Kosova nuk merr pjesë në dialog.
Osmani ka thënë se është takuar disa herë me Macronin dhe se e njeh jashtëzakonisht mire, përcjell Arbresh.info.
“Në radhë të parë, unë në asnjë moment nuk e vlerësoj si kërcënim, as në përmbajtje as në ton. Presidenti Macron nuk ka as ndonjë dobi, e as ndonjë dëm se a merr pjesë apo jo Kosova në dialog. Në mënyrë që të konsiderohej kërcënim ndaj tij, do të duhej ta spjegonin kritikët se ku qenka dobia e tij si president i Fraancës apo dëmi në raport me të, nëse Kosova s’merr pjesë në dialog. Mirëpo, unë e kam pas rastin ta takojë Presidentin Macron disa herë dhe mendoj që e njoh jashtëzakonisht mirë”, ka deklaruar Osmani në një intervistë me Grida Dumën, në Top Chanel.
Tutje ajo ka thënë se Macron dhe aleatët tjerë të Kosovës presin nga liderët e vendit sinqeritet të plotë se çka mund të ndihmojë e çka mund ta dëmtojë dialogun.
“Në të gjitha takimet që i kam pasur me të, vlerësoj se ajo çka presidenti Macron por edhe gjithë aleatët tanë presin nga ne është sinqeriteti i plotë se çka mendojmë se mund ta ndihmojë dialogun dhe cka mendojmë se mund ta dëmtojë dialogun, si një proces nga i cili ka interes i gjithë rajoni jonë”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, më 30 gusht, Osmani ka thënë se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Osmani për vizat: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, nuk i janë dhënë dhuratë
Kështu deklaroi ajo, duke iu referuar qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë më 28 gusht se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...