U.d. Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, ka përfunduar takimet me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, shkruan arbresh.info.
Pas përfundimit të takimeve dhe diskutimeve përmbajtësore me të gjitha subjektet politike u.d. Presidentja Osmani ka theksuar se sapo palët ta marrin Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, menjëherë do të caktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
U.d. Presidentja do të mbajë takime edhe me KQZ-në si dhe institucione të tjera relevante në mënyrë që organizimi i zgjedhjeve të bëhet sipas standardeve më të larta./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë