Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.
Nga Presidenca njoftojnë se në këtë samit, Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenković dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.
Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.
Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj./Arbresh.info/
Pasi iu publikuan përgjimet e radhës me Radoiçiqin, Kusari-L...
Takimi mes deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe ...
Kumbulla flet për ndeshjet e tetorit me kombëtaren shpreson ...
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një ...
Pas mbledhjes së Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, ministr...
ZYRTARE: Bledar Devolli trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit