Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.
Nga Presidenca njoftojnë se në këtë samit, Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenković dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.
Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.
Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj./Arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor