Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se është angazhuar që t’i përfaqësoj qytetarët më dinjitet.
Para foltores së Kuvendit të Kosovës, Osmani tha se do të angazhohet gjithnjë që në këtë rrugëtim të dalim faqebardhë.
“Përfaqësimi i vendit tim, përveçse është nderi më i madh i jetës sime, është gjithashtu mishërim i besimit ë qytetarëve, duke na rikujtuar ditë pas ditë përgjegjësinë që kemi, jo për të lartësuar veten por shtetin. Jemi këtu ku jemi me mision për ta udhëhequr vendin tonë përpara, për të shtuar aleanca, dhe për të qenë veshë dhe sy si dhe mbështetje për secilin qytetar”, u shpreh Osmani.
Presidentja tha se kur qytetarët e Kosovës të thonë se janë krenar me vlerat e vendit, mund të themi se ja kemi dal.
“Momenti kur mund të themi se vërtetë ja kemi dal është momenti kur qytetarët tanë do të thonë jemi krenar për vendit tonë për vlerat që përfaqëson si dhe mundësitë dhe përfshirjen që ofron dhe jo përshak të ndonjë personi apo grupi politik, ky ehte nderi më i madh që mund të ja bëjmë Kosovës sonë”, tha presidentja./Arbresh.info/
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë, Halimi: Push...
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë