Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shpehur ngushëllime për familjen, miqtë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetin kulturor me rastin e ndarjes nga jeta të skulptorit Luan Mulliqi.
“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta skulptorit Luan Mulliqi. Veprat e tij artistike do të mbeten trashëgimi e jona dhe kujtesë e përhershme e tij. Pas vetes la një fond të pasur artistik nga skulptura monumentale bashkëkohore dhe ajo kombëtare. Do të jetojmë përjetësisht me kujtimin e skulptorit të shquar. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetit kulturor!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentes Osmani./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030