Osmani për tragjedinë në Finlandë ku u plagos një vajzë nga Kosova: Ndajmë dhimbjen me familjet

16:35 | 3 Prill 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në një shkollë në Finlandë, ku mbetën të vdekur dy fëmijë dhe dy të tjerë u plagosën.

Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë nga Kosova.

Osmani tha se ndan dhimbjen me familjet e prekura.

“Shërim të shpejtë për të lënduarit”, tha ajo në platformë X.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme