Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë një konferencë nga selia e NATO-s ka folur edhe për takimin e 14 shtatorit që do të mbahet në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Osmani tha se ka një listë të gjatë të marrëveshjeve që Serbia nuk i ka implementuar, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo u shpreh se shpresat e Kosovës janë që tani të ketë një qasje të barabartë nga Bashkimi Evropian, meqë një qasje e tillë është parakusht për suksesin e dialogut.
Presidentja e Kosovës ka thënë se ka pasur momente kur nuk ka pasur qasje të barabartë dhe ka thënë se iu bën thirrje aleatëve që të sigurojnë balancë në proces në mënyrë që të ketë rezultate të qëdndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.
“Takimi i radhës do të ndodh më 14 shtator. Kosova gjithmonë ka qenë pala konstruktive, fatkeqësisht e vetmja palë konstruktive. Fatkeqësisht lista e marrëveshjeve të pazbatuara nga Serbia është shumë e gjatë. Shpresat tona janë tani që do të ketë një qasje të balancuar së paku nga ndërmjetësit e BE-së. Një qasje e barabartë nga BE është parakusht për suksesin e procesit. Ka pasur momente që s’e kemi parë këtë balancë, prandaj iu bëj thirrje aleatëve që të sigurojnë këtë balancë, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme që kontribuojnë në siguri dhe stabilitet në rajon”, ka thënë presidentja Osmani.
Tutje ajo tha se në Bruksel do të diskutohet për një plan sekuencimi të marrëveshjeve që janë bërë në Bruksel dhe në Ohër.
Sipas saj, ai plan sekuencimi duhet të marrë parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit, që Serbia siç tha ajo, e ka shkelur duke lobuar për mosanëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkomëtare.
“Ne në Kosovë kemi isnistuar për një zbatim të plotë të të gjithë marrëveshjes, nuk ka ndonjë nen që është më i rëndësishëm se tjetri dhe jemi përkushtuar që të implementojë pjesën tonë të obligimeve por, nuk e injoron faktin që Serbia ka ndërmarrë përsipër obligime konkrete mes të cilave është edhe mungesa e veprimeve në kundërshtim me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e këtë e ka shkelur”, tha Osmani./Arbresh.info.
“I kishte fotografitë me FaceApp, u ngula!”, Laurenti rrëfeh...
Driloni dhe Sara përgatisin darkën për banorët
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...