Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin e sotëm në Oslo, ku mbetën të vrarë dy persona dhe 14 të plagosur.
Presidentja Osmani ka thënë se ky është një sulm ndaj lirisë, pavarësisë e të drejtave të njeriut.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat, të dashurit e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga të shtënat vdekjeprurëse në Oslo. Ky është një sulm i tmerrshëm ndaj lirisë, pavarësisë dhe të drejtave të njeriut. Ne qëndrojmë me popullin e Norvegjisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe 14 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre janë në gjendje të rëndë, gjatë të shtënave të mbrëmshme në një klub nate në Oslo./arbresh.info/
Our thoughts and prayers are with the victims, their loved ones and all those affected by the deadly shooting in Oslo. This is an appalling attack on freedom, liberty and human rights.
We stand with the people of Norway.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 25, 2022
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...