Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për shpërthimin në kanalin në Ibër-Lepenc në Zubin-Potok.
Me anë të një postimi në “Facebook” e ka quajti “akti terrorist” duke shtuar se bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terririste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pakompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike.”, ka shkruar ajo.
“I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e poashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, ka shtuar Osmani./Arbresh.info/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...