Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentin të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Osmani me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se Nishani e përkrahu Kosovo0ën parreshtur, deri në frymën e fundit.
Presidentja ka shtuar poashtu se ish-presidenti i Shqipërisë, ia kushtoi një jetë të tërë shtetin të tij dhe popullit shqiptarë, ndërsa theksoi se ai ishte një shembull i një politikani racional e me integritet.
“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.
Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, ka shkruar Osmani, përcjell arbresh.info.
Bujari ishte president i Shqipërisë gjatë viteve 2012/17.
Në këtë pozitë erdhi nga një karrierë akademike pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe angazhimit disa vjeçar në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në dekadën e parë të tranzicionit demokratik.
Nishani ishte poashtu anëtar i lartë i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ka shërbyer si deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005. / arbresh.info/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...