Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e familjes nganjëherë ka mosmarrëveshje

23:24 | 7 Qershor 2023
K.B

Presidentja e Koosvës, Vjosa Osmani ka komentuar deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti i cili tha se Perëndimi po tenton ta kënaq Serbinë.

Osmani në një intervistë për Reuters,  tha se edhe mes miqve, edhe mes familjes, nganjëherë ka mosmarrëveshje.

“Mendoj që duke qenë se kam punuar në institucionet e Kosovës për një kohë, ka kohë kur ne kemi mosmarrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare mbi taktikën. Por, shiko, edhe në mes të miqve më të mirë, edhe mes familjes, ju nganjëherë keni mosmarrëveshje. Por ne s’kemi mosmarrëveshje, sipas vlerësimi tim, me bashkësinë ndërkombëtare, është ku regjioni duhet të lëvizë përpara dhe ajo është integrimi euro-atlantik. Ne s’kemi mosmarrëveshje se ku përket Kosova dhe ajo është në BE dhe NATO dhe në secilën organizatë tjetër që është në interesin tonë”, tha Osmani.

Presidentja deklaroi se mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare nuk ka mosmarrëveshje rreth forcimit të sovranitetit të shtetit.

“Nuk besoj që kemi mosmarrëveshje me bashkësinë ndërkombëtarë në përpjekjen tonë të përbashkët për të forcuar sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës, si dhe pavarësinë tonë. Në fakt, arsyeja pse Kosova ka qenë e suksesshme, përveç qëndrueshmërisë së popullit të saj, për shkak se kemi pasur aleat në anën tonë.…Edhe pse nganjëherë mund të mos pajtohemi ose mund t’i shohim gjërat ndryshëm mbi atë se si po shihet Serbia, se si po trajtohet Serbia, unë mendoj që duhet të fokusohemi tek pozitivja, duhet të fokusohemi se çfarë na mban bashkë.”, shtoi ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme