Presidentja Vjosa Osmani sot ka mbajtur fjalimin e saj para eurodeputetëve në PE foli edhe për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Osmani ka thënë se për kapërcimin e kësaj gjendje duhet përmes partnerëve, raporton Arbresh.info.
“Edhe pse vendi im përballet me sfida të vazhdueshme të sigurisë, jam i sigurt se e vetmja mënyrë për t’i kapërcyer ato është përmes partneriteteve dhe aleancave”, tha Osmani.
Ajo tha se vetë ekzistenca e BE-së dhe vlerat që ajo përfaqëson janë të pazëvendësueshme.
Po ashtu e para e vendit shtoi se mungesa e integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në BE përbën një kërcënim të madh sigurie për të gjithë Evropën.
“Por këto vlera në rajonin tonë, pa një perspektivë të qartë, rrezikojnë të zbehen. Mungesa e integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në BE përbën një kërcënim të madh sigurie për të gjithë Evropën, pasi që e lë rajonin të pambrojtur nga kërcënimet dhe aktorët keqdashës. Integrimi i rajonit tonë nuk është vetëm i një rëndësie të madhe, por është edhe i një rëndësie strategjike”.
Osmani tha populli i Kosovës do vetëm paqe të bazuar në drejtësi dhe stabilitet.
“Dhe për aq sa na takon neve, mund të them me besim të plotë se njerëzit dhe institucionet e Kosovës duan paqe të bazuar në drejtësi dhe stabilitet. Paqe të qëndrueshme duke e pasë drejtësinë në themel të saj dhe stabilitet të përqendruar në respektim të sovranitetit, integritetit territorial dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Por sigurisht, në këtë proces, ne kemi nevojë për një lidership të fortë evropian – i cila dëshmohet kaq shpesh në këtë Parlament – në çdo institucion. Kjo do të kërkojë një udhërrëfyes proaktiv, të besueshëm dhe të drejtpërdrejtë drejt së ardhmes së rajonit tonë në familjen evropiane. Përparimi ynë në rrugëtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të shërbente si një katalizator për paqen dhe pajtimin në një rajon ku forcat keqdashëse, siç kanë bërë historikisht, vazhdojnë të mbjellin përçarje”./Arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...