Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar drejtësi për masakrën e Krushës së Madhe të Rahovecit, ku u vranë e u masakruan 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur.
Në përurimin e Muzeut në 25-vjetorin e masakrës në këtë fshat, Osmani tha se muzeu do të jetë në funksion për krimet që Serbia i kreu ndaj qytetarëve të Kosovës.
Osmani tha se zërat e viktimave nuk do të heshtën e as harrohen nëpërmjet dokumentimit me rastin e inaugurimit të këtij muzeu.
“Sot jemi këtu të gjithë së bashku për ta kujtuar një mizori ku regjimi gjenocidial i Serbisë ekzekutoi qindra burra, djem, fëmijë edhe gra shtatzëna. Sot jemi këtu për të kërkuar që të zbardhet fati i të zhdukurve. Sot jemi këtu për të kujtuar edhe intelektualin Ukshin Hoti. Mbi të gjitha sot jemi këtu për ta institucionalizuar kujtesën tonë kolektive. Ky muze është në funksion të thirrjes sonë të përbashkët në drejtësi e cila akoma mungon. Ne nuk duhet ta harrojmë rrugën nëpër të cilën kemi kaluar. Pikërisht në krye të këtij mision kanë qenë krushjanët”, tha Osmani.
E para e shtetit deklaroi se inaugurimi i muzeut njësojë sikurse liria, janë rezultat i sakrificës së popullit shqiptar.
“Ata nuk ja dolën në mision e shfarosjes së popullit shqiptarë. Duke kujtuar viktimat e mizoreve kujtojmë dinjitetin e tyre e sakrificën e tyre. Familjet kanë nevojë për liri, Kosova ka nevojë për drejtësi. Zërat e viktimave ende kumbojnë. Prej sot ky muze do të jetë në funksion të atyre për krimet që Serbia i kreu për qytetarët e Kosovës. Ky muze sikur se liria jonë janë rezultat i sakrificës sonë për liri dhe sakrificës së aleatëve tanë. Ky muze është historia jonë e dhimbshme por uroj që të mos jete historia e askujt. Asnjë here nuk ndalojmë së kërkuari që autoret të dalin para drejtësisë”, ka thënë ajo./eo
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...