Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 25-të të Masakrës së Rezallës, ka thënë se sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e domosdoshme.
Ajo tha se më 5 prill të vitit 1999, forcat serbe rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.
“Forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra. Eshtrat e 44 të vrarëve janë gjetur disa vite më pas në Rudnicë të Rashkës. Regjimi kriminal serb kreu krime të tilla makabër kudo nëpër Kosovë, ndaj sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit është e nevojshme dhe e domosdoshme. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, ka thënë e para e shtetit.
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë