Presidentja e vendit, Vjosa Osmanie ka mirëpritur vendimin që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.
Osmani, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret qysh pesë vjet më parë, dhe se ky proces është shumë i vonuar.
Gjithashtu, Osmani ka falënderuar partnerët që qëndruan pranë.
“Ne e mirëpresim unanimin e sotëm të Këshillit të BE-së. Vendimi për liberalizimin e shumë merituar të vizave për banorët e Kosovës. Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitore për qytetarët dhe shtetin më të ri të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se edhe kryeministri Albin Kurti, është shprehur i kënaqur nga lajmi i Këshillit të Ministrave të BE-së, duke thënë se pritjes së gjatë për udhëtim pa viza për qytetarët e Kosovës po i vjen fundi.
“Një hap më afër: I kënaqur nga Këshilli i BE-së për vendimin unanim në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, ka shkruar ai./arbresh.info/
We welcome today’s unanimous @EUCouncil decision on the much-deserved visa liberalization for the people of 🇽🇰.
Having met the criteria 5 yrs ago, this overdue process is nonetheless a gain for Europe’s youngest citizens & country.
Thank you to all our partners who stood by us! pic.twitter.com/mjZWeSs6ks
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 9, 2023
Lexo edhe:
Miratohet liberalizimi i vizave për Kosovën, Kurti: Pritjes së gjatë po i vjen fundi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...