Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me kryeministrin, Albin Kurti, ndonëse ndodhë që të mos pajtohet për javë të tëra me të, megjithatë nuk e ndërpresin komunikimin.
Kështu tha presidentja Osmani në një intervistë për “Top Channel”, teksa flet për bashkëpunimin me kryeministrin Kurti.
“Ne bisedojmë, punojmë bashkë me kryeministrin vazhdimisht… natyrisht që është detyrë e të gjitha institucioneve ta mbrojnë kushtetutshmërinë e vendit, t’i luftojnë bandat në veri. Nuk them që ka konflikte, ka nuanca për tema të ndryshme nga temat e brendshme deri te temat për diskutime me aleatët, por nuancat janë krejtësisht normale. Nganjëherë nuk pajtohemi me javë të tëra, por e arrijmë një pajtim. Ne komunikojmë, nuk e ndërpresim komunikimin edhe kur kemi mospajtime”, ka thënë ajo, përcjell Arbresh.info.
Pos kësaj ajo ka thënë se koordinimi me aleatët nuk të bën më pak sovran, por përkundrazi do të kishte më shumë rezultate pozitive.
Osmani tha se ka pasur raste qe politikanët e Kosovës nuk janë koordinuar me aleatët dhe në këto raste nuk i ka dalë mirë rezultati.
Ka pasur raste gjatë këtyre 20 vitëve që politikanët tanë nuk e kanë pasur durimin që të tentiojnë ti bindin aleatët tanë që veprimin ta marrin të koordinuar dhe të përbashkët. Nuk na ka dalë mirë sado që Kosova ka pasur të drejtë, sado ka zbatuar kushtetutën e saj”, tha presidentja Osmani.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...