Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka përkujtuar ish-ministren e Drejtësisë, Nekibe Kelmendin në 12 vjetorin e vdekjes.
Osmani tha se politikanja dhe anëtarja e LDK-së ishte model i gruas që aktivitetin e saj politik e profesional e shndërroi në dobi të luftës për liri e pavarësi.
“Ajo ishte një grua e paepur dhe stoike. Qëndroi deri në fund pavarësisht humbjes tragjike të burrit dhe djemve të saj. Nekibe Kelmendi është modeli i gruas që aktivizmin politik e profesional e orientoi në dobi të luftës për liri e pavarësi. Ajo dha kontribut të çmuar edhe në jetën institucionale pas luftës. Një bashkëpunëtore e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, e cila la pas një trashëgimi të bujshme të angazhimit të saj në vitet më të vështira dhe një model i gruas qëndrestare. Në dymbëdhjetë vjetorin e përjetësisë së saj, e kujtojmë me respekt këtë figurë, e cila mbetet model i gruas së angazhuar për liri e pavarësi!”, tha Osmani./Arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...