Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi xhudistja Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në Paris.
Osmani ka thënë se Distria nuk ka të ndalur.
“Distria s’ka të ndalur! Sigurt drejt së artës!’’, shkroi Osmani në Facebook.
Distria Krasniqi ka arritur të mposht garuesen Primo Gefen nga Izraeli për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
‘Disi’ edhe në këtë sfidë triumfoi me ‘Ippon’, shkruan Arbresh.info.
Në gjysmëfinale të ‘LO Paris 2024’ do të ndeshet me xhudistën italiane, Odette Giuffrida.
Kujotjmë se xhudistja kosovare luftën e pari e kaloi pa kundërshtarë ndërsa në rrethin e 1/8 së finales mposhti Marayam March Maharani.
Distria është kampione aktuale olimpike dhe synon që të arrij suksesin e njëjtë edhe në këtë Olimpiadë./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?