Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me datën e zgjedhjeve, duke thënë se kanë kohë deri nesër në fund të orarit për vlerësime shtesë nga opozita.
Osmani ka thënë se nesër pas orarit do të dëgjoi vlerësimin e kabinetit, pasi që ata i kanë të gjitha çështjet e ngritura nga partitë, shkruan Arbresh.info.
“U kemi dhënë partive kohë deri në fund të kësaj jave që ta ngirsin një çështje shtesë që nëse kanë ndonjë çështje shtesë që nuk e kanë ngritur atë ditë, që ta ngrisin deri në atë kohë. Kemi marrë përgjigje nga shumica dërrmuese. Pra do të kemi kohë deri nesër në fund të orarit për të dëgjuar nëse kanë vlerësime shtesë dhe pastaj besoj se pasi të përfundon orari nesër, ulemi vlerësimet e kabinetit tim, ekipet ligjore”, u shpreh ai.
Osmani po ashtu ka bërë të ditur se VV-ja ka dërguar propozimin e saj për datën e zgjedhjeve.
“Po, ne i kemi njoftuar publikun para dy ditësh që kryetari i VV-së, njëkohësisht kryeministri më ka njoftuar me shkrim në lidhje me datën e preferuar të VV”, ka thënë Osmani sot para mediave./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?