Osmani për datën e zgjedhjeve: Nuk ka dallim një javë më shumë a më pak

12:26 | 15 Gusht 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me datën e zgjedhjeve, duke thënë se kanë kohë deri nesër në fund të orarit për vlerësime shtesë nga opozita.

Presidnetja Osmani ka thënë se nesër pas orarit do të dëgjoi vlerësimin e kabinetit, pasi që ata i kanë të gjitha çështjet e ngritura nga partitë.

“Do të kemi kohë deri nesër në fund të orarit nëse kanë vlerësime shtesë, më pas nesër pasi të përfundojë nesër orari, do të dëgjojë vlerësimet e kabinetit tim, ata i kanë të gjitha çështjet e ngritura nga partitë. Është diskrecion i presidentit. Nuk ka dallim një javë më shumë më pak. Nuk bën diferencë të madhe”, ka theksuar Osmani./rtk/

Të ngjashme