Osmani për CNN: Serbia e sheh Kosovën si shtet i përkohshëm, por ne do të qëndrojmë si komb i pavarur dhe sovran

20:27 | 14 Prill 2022
L G

“Serbia vazhdon t’i shikojë vendet e Ballkanit Perëndimor si vende të përkohshme.

Kështu tha presidentja Vjosa Osmani, në një lidhje direkte me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour.

Osmani foli edhe për agresionin rus në Ukrainë.

Ajo theksoi se imazhet e Ukrainës, ngjajnë me ato që populli i Kosovës i ka kaluar dy dekada më parë.

“Ne jemi këtu për të qëndruar si kombe të pavarura, sovrane dhe të gjalla demokratike.”

“Imazhet që shohim në Ukrainë për shkak të agresionit rus kundër popullit të pafajshëm janë një kujtesë e rëmdë e asaj që ne duhej të kalonim”, tha Osmani.

Presidentja foli edhe për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, krimet në fshatin Poklek, ku tha se ka qenë së fundmi.

Po ashtu përmendi djegien e fëmijëve të gjallë në një shtëpi të fshatit në vitet e luftës.

Ajo po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte ministër i propagandës në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme