Osmani për ambasadorin Berishaj: Presim vendimin e organeve të drejtësisë para se të bëjmë konstatime

12:59 | 22 Prill 2022
arbresh.info

Presidentja, Vjosa Osmani, ka folur në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Për keqardhje që ju po  konstatoni një gjë, për një ambasador të Republikës së Kosovës, e cila nuk është konstatuar asnjë organ i drejtësisë, por thjeshtë është shkruar nga një medie, për të cilën ambasadori i Republikës së Kosovës e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore drejtë një gjëje të tillë”, deklaroi Osmani, kur u pyet në lidhje me ambasadorin Berishaj.

Ajo pranoi se i ka dhënë shtetësinë dhe ka dekretuar ambasadorin Berishaj.

“Kurse sa i përket dekretimit, natyrisht se e kam dekretuar edhe shtetësinë, edhe pozitën e ambasadorit, sepse janë kompetenca të plota kushtetuese. Kam vepruar në përputhje të plotë me interesin e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Sipas saj, rreziku më i madh në raport me demokracinë tonë nuk janë vetëm tanket, por edhe dezinormatat.

“Nëse nuk konfirmohen marrim vendimet tona. Ne i besojmë ambasadorit tonë, dhe do të drejtojë të gjitha këto çështje në organe të drejtësisë”, u shpreh Osmani në një konferencë për medie./arbresh.info/

Reagon ambasadori Berishaj: Shpifjet nuk kalojnë

Golob thotë se nuk i mori 600 mijë euro nga ambasadori Berishaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme