Në një atmosferë madhështore në mesin e shumë të rinjve, kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka theksuar çështjen më të rëndësishme, që LDK-ja i ka ofruar vendit kandidaten më të re për kryeministre, ka zgjedhur për model, Vjosa Osmanin.
Osmani ka thënë se Qeveria e LDK-së do të bashkëqeverisë me të rinjtë, për LDK-në, politika është bashkëveprim dhe bashkëveprimi me rininë është veprim për të ardhmen.
“Rinia është arsyeja pse kam garuar, ndërsa gara të cilën do ta bëj së bashku me rininë është arsyeja pse do të fitoj. Bashkë me ju do ta bëjmë betejën për shpresën, kundër krimit, betejën për qëndrimin në vend të ikjes dhe do ta fitojmë atë.
Në ditën e parë të punës në kryeministri, do t’i thërras organizatat rinore, për ta hartuar projektin tonë të përbashkët për shtet të të rinjve”, është shprehur Dr. Osmani para shumë të rinjve, në parkun e qytetit, Prishtinë./arbresh.info
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb