Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut.
Osmani atje u takua me liderë nga mbarë bota, si dhe me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjën e Parë.
Presidentja ka shkruar se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës, ku tha se janë të përkushtuar që aleancën mes dy vende ta bëjnë më të fortë se kurrë.
”Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i vendosur dhe më i rëndësishëm i Kosovës. Gjithmonë jam i lumtur të takoj Presidentin Trump dhe për të përcjellë dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën. Ne jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë më parë!” ka shkruar ajo.
Më tej, e para e shtetit tha se pati kënaqësinë që t’i urojë Zonjës së Parë të ShBA-së, Melania Trump, ditëlindjen “dhe ta përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bën përmes iniciativave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”.
The United States remains Kosovo’s staunchest and most important ally. Always great to meet President @realdonaldtrump and to convey the deep love and gratitude of the people of Kosovo for America. We are committed to making our alliance stronger than ever before!
I also had the… pic.twitter.com/YIdr0BPJbU
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 26, 2025
Thuram vendos dy bashkëkombasë të tij para Yamalit – n...
Inzaghi për Yamal: Na u desh ta trefishonim dhe padyshim u h...
Izraeli kryen sulme ajrore në Siri
Haliti: Osmani po takohet me njerëz të LDK-së, PDK-së e AAK-...
Bastoni: Lamine është anësori më i mirë në botë, duhet tR...
Dumfires shpallet “Lojtari i Ndeshjes”