Google ADS

Osmani pas takimit me shefin e CIA-së: Aleanca me SHBA-të, garancë për siguri, paqe e sukses

10:55 | 23 Gusht 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është shprehur e kënaqur nga takimi me Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns.

Osmani ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është garancë për siguri, paqe e sukses

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme