Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me homologen e saj sllovene, Nataša Pirc Musar ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Osmani ka thënë se raportet me Slloveninë nuk janë vetëm miqësore dhe sipas saj datojnë që nga vitet e 90-ta.
“Raportet me Slloveninë nuk janë vetëm miqësore por datojnë nga vitet e 90-ta. Sllovenia ka mbështetur Kosovën edhe pas vitit 99’ me prezencën e trupave te KFOR-it që kanë shfaqur me shumë stabilitet e siguri në rajonin tonë. Ka njohur pavarësinë dhe që nga atëherë kemi arritur të zhvillojmë raporte bilaterale, si ekonomi, shëndetësi dhe fusha tjera. Ne synojmë që të anëtarësohemi në NATO. Vota e nesërme në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës, pastaj vota në Komitetin e ministrave janë vota pro të drejtave të njeriut që do të fuqizojnë qytetarin e Kosovës pa dallim religjioni”, ka thënë Osmani.
Mes tjerash, Osmani ka theksuar se rruga që synon Kosova është anëtarësimi në BE dhe NATO si dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare./Arbresh.info
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...