Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me ministrin ministri çek për Çështjet Evropiane, Martin Dvořák, tha se ai është një mik i kahershëm i vendit tonë.
Osmani tha se përkrahja për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në BE, NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare, dëshmojnë se Çekia është aleate e palëkundur e Kosovës
“Çekia gjithnjë do të jetë përkrah Kosovës”, rikonfirmoi ministri çek për Çështjet Evropiane, Martin Dvořák, mik i kahershëm i vendit tonë.
Përkrahja për liberalizimin e vizave, për anëtarësim në BE, NATO e në organizata të tjera ndërkombëtare, dëshmojnë se Çekia është aleate e palëkundur e Kosovës”, shkruan Osmani në Facebook, raporton Arbresh.info
Ndryshe ministri çek është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ai pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ku pas takimit do të ketë edhe konferencë për media./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...