Google ADS

Osmani pas takimit me Kongresmenin republikan Keith Self: Zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve

12:36 | 11 Maj 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve të shumta në Teksas, është takuar edhe me Kongresmenin republikan Keith Self.

Osmani tha se Keith Self është një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve.

“Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë ta takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan”, ka shkruar Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme