Google ADS

Osmani pas takimit me Hasanin: Kur jemi përkrah njëri-tjetrit, nuk ka sfidë që nuk tejkalohet

12:11 | 16 Janar 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasanit.

Pas takimit me të, Osmani ka ndarë disa fotografi, ku shkruan se si gjithnjë, qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim.

Osmani thotë se kur Kosova dhe Shqipëria janë përkrah njëri-tjetrit, nuk ka sfidë që nuk tejkalohet dhe nuk ka rezultat që nuk mund të arrihet me sukses.

“Mirë se erdhe Igli! Si gjithnjë, qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim. Kur jemi përkrah njëri-tjetrit, nuk ka sfidë që nuk tejkalohet dhe nuk ka rezultat që nuk mund të arrihet me sukses!”, shkruan presidentja./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Nis takimi mes Osmanit dhe Hasanit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme