Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.
Osmani tha se me ambasadorin gjerman kanë folur për bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti ndërmjet dy parlamenteve.
Kryeparlamentarja, gjithashtu njoftoi se ka falënderuar Heldtin për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ia ka dhënë Kosovës dhe se pas konstituimit të institucioneve, tani do të mësojmë edhe më shumë nga demokracia gjermane.
Por, Osmani u pyet nga gazetarët edhe për tarifën e vendosur nga ish-qeveria “Haradinaj”, ndërsa ajo tha se ajo do të zëvendësohet me masat e reciprocitetit
“Siç e dini programi i përbashkët i koalicionit është prezantuar nga kryeministri Albin Kurti në kuvend më 3 shkurt dhe aty është bërë e qartë se siç e kemi thënë se tarifa të zëvendësohet me masat e reciprocitetit.
Relacionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të bazohen në këtë parim, të cilin e aplikon çdo shtet demokratik.
Për t’u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan, Grenell, Serbia duhet ta ndërpresë fushatën e çnjohjeve, që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut.
Ne s’kemi qenë pengesë për dialogun, pra do të punojmë me deputetë të opozitës që të kenë transparencë të plotë në këtë proces, atëherë mund të presimin që të kemi sukses në proces”.
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...