Osmani pas takimit me Abdixhikun: Pres mbështetje nga LDK-ja

18:29 | 24 Mars 2021
A. B.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ajo ka thënë se në këtë takim është folur kryesisht për platformën se si synon ta drejtojë Presidencën e Kosovës.

“Ishte një takim shumë i mirë. Kisha mundësinë që ne detaje të flas për platformën presidenciale dhe mënyrën si do t’i qasem opozitës në të ardhmen kryesisht në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, ka thënë Osmani para medieve.

“Ishte bashkëpunim shumë kolegial me njerëz që kam bashkëpunuar në këto 20 vitet e fundit. Pasi prezantova platformën, kreu i LDK-së dhe nënkryetari kërkuan që të rikthehen në organet e partisë dhe të diskutojnë në detaje për këto që i diskutuam sot. Pres mbështetje nga ish kolegët e mi dhe të të gjithë deputetëve në parlament”.

“Do të takohemi edhe në ditët në vijim dhe të më njoftojnë për qëndrimin e tyre përfundimtar. Gjithçka shkoi në frymën pozitive. Është evidente që duhet t’i bëjmë përgatitjet shumë shpejt dhe pres që të rikthehemi në takim dhe ta sqarojmë se cili do të jetë qëndrimi i tyre”.

Osmani është shprehur se në këtë takim Abdixhiku nuk ka pasur kurrfarë kërkese për deputetët e “Listës Vjosa”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme