Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Kosova ka përfituar afro 35 milionë dollarë.
Në këtë konferencë, Osmani ka falënderuar SHBA-në për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Sot së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruam marrëveshjen e garantit për zhvillim si rezultat i si rezultat i kësaj do ti kemi në dispozicion gati 35 milion dollar për projekte të cilat kontribuojnë për përmisimin e jetës të gjithë qytetarëve. Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj. Në përpjekjet tona për të garantuar një të ardhme më të begatshme për qytetarët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ofruar vetëm marrëveshje, por një partneritet të vërtet”, tha Osmani.
Në emër të qytetarëve të Kosovës, ajo falënderoi SHBA-të pë përkrahjen e vazhdueshme.
“Në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen tonë të thellë për vendosshmërin e palëkundur që të jeni krahë nesh për të ndërtuar një Kosovë të orientuar krahë zhvillimit”, u shpreh e para vendit.
Osmani tha se kjo marrëveshje do të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët përmes ngritjes së kapaciteteve institucionale.
“Një nga objektivat parësore të kësaj marrëveshje janë të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët e tanë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve institucionale. Në këtë mënyrë do të fuqizohet administrata publike dhe do të promovohet transparenca gjithashtu kjo marrëveshje do të shërbejë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të nevojave. Si një marrëveshje e ndërtuar mbi parimet e demokracisë të llogaridhënies kjo hapë rrugë për një të ardhme më premtuese më të drejtë dhe më të qëndrueshme për Kosovën”, tha Osmani./Arbresh.info./
Mbi gjysmë milion gjoba të shqiptuara nga policia, qytetarët...
“Ti dua sytë që më shikojnë…”- Arioni ulet në gjunjë dhe i s...
Mickoski: Nuk kam informacion për rritjen e çmimit të energj...
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...