Zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, e quan të jashtëzakonshme e të shumëpritur.
Kjo për shkak se, sipas tij, shqiptarët kanë qenë popull i përjashtuar e i nënçmuar në Maqedoninë e Veriut.
Ai thotë se pas pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, në këtë shekull, 28 janarin e konsideron si ditën më të rëndësishme në rajon.
“E jashtëzakonshme, gjatë kohë e pritur, shumë emotive. Për shkak se ne kemi qenë popull i përjashtuar atje, i nënçmuar, i degraduar, jashtë sistemit, jashtë shtetit, jashtë shkollave, jashtë universitetit. Në vitin 2004 e kam pasur punësimin e parë si shqiptari i parë në institucion, 20 vite pas zgjidhet kryeministri shqiptar. Kjo është shumë me ngarkesë emocionale për njerëzit, në Maqedoni është festë, pas 17 shkurtit, në këtë shekull, 28 janari është dita më e rëndësishme kudo në rajon”, u shpreh ai në Debat Plus.
Osmani thekson se qëllimi final i tyre është barazi e njerëzve por edhe barazi e bashkësive etnike, apo e komuniteteve.
“Të gjithë ishin skeptikë, marrëveshja përfshinte kryeministrin”
Narrativi, titulli i fushatës së BDI-së ka qenë koha për kryeministrin e parë shqiptar, thotë ministri Osmani.
“Të gjithë ishin skeptikë, askush nuk e besonte, mendonin se ishte truk elektoral, pastaj marrëveshja për formimin e Qeverisë, një prej pikave ishte edhe kryeministri i parë shqiptar. Edhe nëse ka pasur ekzaltime të tepruara që janë të natyrshme, nuk është punë e lehtë që të jesh kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, e të mos ekzaltohesh. Cdo familje është ndier zot në shtëpinë e vet”, shtoi ai.
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...