Google ADS

Osmani para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Do të trajtoj zhvillimet e fundit në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë

16:23 | 23 Tetor 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë sot Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani tha se sot do të flas për zhvillimet e fundit në vendin tonë, si dhe agresionin serb të 24 shtatorit në fshatin Banjskë, shkruan Arbresh.info.

“Sot do t’i bashkohet takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të folur në emër të Republikës tonë. Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, për përfaqësimin e Kosovës nga presidentja Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka njoftuar edhe presidenca.

Sipas njoftimit, në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator, njofton Presidenca.

Ndër të tjera, Osmani thuhet se do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, presidentja pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Ndryshe, sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor për situatën në Kosovë. Raporti përfshinë periudhën nga 19 marsi deri më 18 shtator 2023.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet në ora 21:00 me kohë të Kosovës ndërkaq në orën 15:00 me kohë të Neë York-ut./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Osmani sot në New York e përfaqëson Kosovën në takimin e Këshillit të Sigurimit

Të ngjashme