Google ADS

Osmani: Pala kosovare assesi nuk do të duhej të pranonte tendencën e Serbisë që Ujmani e Trepça të bëhen tema negociatash

20:33 | 26 Gusht 2020
L G

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka pasur një bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Osmani bëri të ditur se është diskutuar se  roli i SHBA-ve në bashkëpunimi trans-atlantik për ta arritur marrëveshjen finale për njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe me funksionalitet të plotë të brendshëm të Kosovës.

Sipas saj, uniteti që na duhet nuk është bashkimi rreth agjendave jotransparente e jolegjitime të përfaqësuesve aktualë të Kosovës, raporton arbresh.info.

Ajo, pohon se populli i Kosovës ka nevojë për unitet në kundërshtimin e agjendave të tilla, ashtu siç e kemi kundërshtuar agjendën e rrezikshme të ndryshimit të kufijve dhe atë të bosnjëzimit të Kosovës.

“Poashtu kam potencuar se në qoftë se në Uashington do të diskutohen tema ekonomike, pala kosovare assesi nuk do të duhej të pranonte tendencën e Serbisë që Ujmani e Trepça të bëhen tema negociatash. Në anën tjetër, duhet të insistohet në reparacione për dëmet e mëdha ekonomike, të cilat Serbia ia ka shkaktuar Kosovës gjatë viteve te 90-ta si dhe në heqjen e plotë të barierave jotarifore, të cilat Serbia ua ka vënë mallrave nga Kosova”, ka shkruar Osmani në Facebook./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Në bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, sot kam potencuar se suksesi i Kosovës në dialog dhe uniteti rreth dakordimeve që dalin nga dialogu, është i mundur vetëm nëse plotësohen katër mungesa, të cilat aktualisht i ka ky proces:

  1. Mungesa e legjitimitetit
    III. Mungesa e platformës
    V. Mungesa e transparencës
    VI. Mungesa e mandatit për negocim nga Kuvendi për Qeverinë aktuale

Na duhet pikërisht e kundërta, pra unitet në kundërshtimin e agjendave të tilla, ashtu siç e kemi kundërshtuar agjendën e rrezikshme të ndryshimit të kufijve dhe atë të bosnjëzimit të Kosovës.

Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm, ashtu siç është i domosdoshëm bashkëpunimi trans-atlantik për ta arritur marrëveshjen finale për njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe me funksionalitet të plotë të brendshëm të Kosovës.

Poashtu kam potencuar se në qoftë se në Ëashington do të diskutohen tema ekonomike, pala kosovare assesi nuk do të duhej të pranonte tendencën e Serbisë që Ujmani e Trepça të bëhen tema negociatash. Në anën tjetër, duhet të insistohet në reparacione për dëmet e mëdha ekonomike, të cilat Serbia ia ka shkaktuar Kosovës gjatë viteve te 90-ta si dhe në heqjen e plotë të barierave jotarifore, të cilat Serbia ua ka vënë mallrave nga Kosova.

Si përfundim, zbatimi i marrëveshjes, si çështje kyqe, mund të bëhet vetëm nëse marrëveshja arrihet nga një qeveri me besim qytetar që ka legjitimitet burimor. Nëse veprohet ndryshe, rezultati dihet: marrëveshje e paimplementueshme e polarizim i skajshëm që nuk është në interes të Kosovës.

Diaspora jonë kudo, e në veçanti ajo në SHBA, ka luajtur rol jetik në ndërtimin e përkrahjes për shtetin tonë dhe avansimin e interesave te shqiptarëve, ndaj mirëpres rolin e tyre aktiv në rritjen e përkrahjes për shtetin tonë!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme