Pas fjalimit në Parlamentin Evropian, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për situatën në veri të vendit në një konferencë për media.
E para e vendit tha se asaj nuk i janë përmendur se do të aplikohen sanksione ndaj Kosovës.
“Parlamenti Evropian është institucion që e ka përkrahur Kosovën për dekada. Siç e dini ka qenë institucioni i parë që ia ka hapur dyert presidentit Rugova, kur zëri ynë nuk dëgjohej”, tha Osmani.
Tutje Osmani theksoi se kërkesat e Kosovës janë të njëjtat me ato të aleatëve të saj.
“Sa i përket kërkesave ndërkombëtare, vetëm ta përseris, jemi afër. Shumë prej çështje që janë kërksa tona siç është sundimi i ligjit, që është edhe janë edhe kërkesa të tyre. Pra, janë kërkesa të përbashkëta, është dakordim që duhet të ketë sundim të ligjit, dhe nuk duhet të këtë pandëshkueshmëri”, tha ajo,
Osmani shtoi se ka vullnet për t’i shpallur zgjedhjet në veri.
“Siç e dini këto janë zgjedhje që organizohen nga KQZ-ja, pastaj presidentja i shpall zgjedhjet, janë dy mundësi ligjore, e para varet nga vullneti politik i kryetarëve aktual, mundësia e dorëheqjes është një çështje e tyre në të cilën unë nuk ndërhy. Mirëpo unë mendoj që shumë më demokratike dhe siguron vet pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje të reja, nënshkrimi i 20 për qind të atyre që janë në listë”, tha Osmani./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Osmani për ngjarjet në Veri: T’i kapërcejmë me partneritete e aleanca
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...