Google ADS

Osmani: Nuk jam optimiste se ata (Serbia) do të fillojnë të sillen ndryshe

16:05 | 4 Prill 2022
arbresh.info

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se nuk shprehë optimizmin në lidhje me veprimet e ardhshme të Serbisë.

“Nuk jam optimiste se ata do të fillojnë të sillen ndryshe”, deklaroi Osmani.

Sipas saj, Serbia ka bërë lloj-lloj propagandash, sikur që tentonin që Kosova ka shkelur të drejtën e serbëve.

“Për fat të keq jo vetëm të Serbisë por edhe të gjithë rajonit që nuk ka një ndryshim pozitiv në kontekst të mentalitetit politik që e udhëheqë Serbinë. Pavarësisht a flasim për të majtën apo të djathtën, apo qendrën, për fat të keq vazhdon një mentalitet i viteve 98’të ku Serbia vazhdon të shohë shtetet e tjera në rajon, në veçanti për Republikën e Kosovës, Malin e Zi, por edhe për Bosnje dhe Hercegovinën si shtete të përkohshme”, deklaroi Osmani në një konferencë për medie, shkruan arbresh.info.

Ajo shtoi se Kosova i ka dhënë të drejtën serbëve që të votojnë në zyrë ndërlidhëse, me postë apo përmes një marrëveshje.

“Kanë qenë tri opsione”, deklaroi Osmani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme