Vjosa Osmani ditën kur u votua qeveria Hoti nuk e kishte udhëhequr seancën ani pse është kryetar e Kuvendit të Kosovës. Këtë detyrë i’a kishte lënë nënkryetarit, Kujtim Shales.
Por pse e kishte bërë këtë Osmani.
Në një intervistë për kanal10 ajo tha se nuk ishte në sallë pasi nuk donte të votonte kundër disa ministrave, raporton Arbresh.info.
“Po ju tregoj pse nuk kam hyrë në sallë në ditën që është votuar qeveria Hoti. Është e turpshme që kryetari i LDK-së, dhe të tjerë të më akuzojnë që unë kinese jam koordinuar me VV-në të mos të shkoj në sallë. Nuk kam shkuar në sallë sepse pjesë e asaj qeverie është edhe Armend Zemaj, Anton Quni, Besian Mustafa, dhe unë nuk mundem me qu dorë kundër tyre kjo ka qenë arsyeja”, ka deklaruar Osmani.
Ndryshe, me tre qershor është votuar qeveria me kryeministër Avdullah Hoti.
Kuvendi i Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim ka votuar për Qeverinë Hoti. Të pranishëm në Kuvend kanë qenë 86 deputetë.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...