Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se nuk është duke u paralajmëruar luftë në Kosovë.
Ajo shtoi se po diskutohet për situatën e sigurisë për arsye që partnerët ndërkombëtarë t’i marrin më seriozisht situatën ku gjendet Kosova, e cila sipas Presidentes Osmani nuk është në pozicionin që do të mbrohet e jo të nisë luftë.
“Në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet e në mënyrë që partnerët tanë ndërkombëtar brenda Bashkimit Evropian e më gjerë t’i marrin shumë më seriozisht situatën në të cilën gjendemi shpeshherë ne detyrohemi që të tregojmë edhe publikisht disa prej informatave të cilat janë mbledhur dhe janë konfirmuar prej institucioneve tona të sigurisë, sa i përket një aspekti, kjo është përgatitja e Serbisë, nuk ka të bëjë me ne, pra nuk është që ne po kontribuojmë për përshkallëzim, është Serbia po përgatitet vetëm për skenarë të këqij sepse ata mendojnë se është në interes të tyre të destabilizohet gjithë rajoni, kështu që është një detyrë e jona që në mënyrë që të ngritët përgatitja për parandalimin e sulmeve të tilla që shpeshherë të tregojmë se cila është situata në realitet në mënyrë që të gjithë ta rrisim nivelin e përgatitjeve përfshirë edhe partnerët që na ndihmojnë në këtë drejtim, pra është masë parandaluese “, tha Osmani në emisonin “Click”, duke shtuar se paralajmërimet kanë për qëllim që të rrisin nivelin e gatishmërisë.
Sipas saj situata në Ballkan u duket më e qetë ndërkombëtarët
Ajo përmendi situatën para 24 shtatorit.
“Para 24 shtatorit kur ne shpeshherë i informonim se çfarë po planifikonte Serbia na thonin nuk është Vuçiqi aq i çmendur që të bëjë diçka të tillë, pasi ndodhi filluan ta shohin me një sy tjetër”, tha Osmani.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë