Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor gjatë së cilës do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror.
Gjatë qëndrimit në Singapor, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugartnam dhe nga kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong.
Në kuadër të kësaj vizite Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Ekomomik te Bloombergut në Singapor, ku do të jetë ndër folëset kryesore në këtë forum. Forumi Ekonomik i Bloomberg-ut është ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike në botë, i cili mbledhë CEO nga kompanitë më të suksesshme botërore dhe liderë politik, për të diskutuar tejkalimin e sfidave globale në fushën e ekonomisë dhe krijimin e partneriteteve te reja.
Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani bashkë më bizneset kosovare prezente në Bloomberg, do të jenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për tregtinë, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit. Në këtë tryezë, ajo do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës dhe së bashku me bizneset kosovare do t’i përgjigjen interesimit të bizneseve të Signaporit.
Ndër të tjera, Presidentja është ftuar të marrë pjesë edhe në ceremoninë e Earthshot Prize, që mbahet nën patronatin e Princit William të Wales-it, ceremoni kjo që i dedikohet agjendës së gjelbër./Arbresh.info/
Rumania – Kosova/ Publikohen rregullat strikte të auto...
Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri të Norvegjisë për Ballkan...
Rexhbeçaj: Unë jam gati dhe nuk frikësohem, jemi qind për qi...
Raporti Lela-Leo, ky i fundit thotë se Driloni është xheloz ...
Sulmet izraelite në Damask vrasin 15 njerëz, sipas mediave s...
Hovenieri e quan Gjeneralin Clark simbol të mbështetjes amer...