Google ADS

Osmani nga Parisi, merr pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

18:01 | 25 Korrik 2024
R J

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është në rrugë drejt Parisit për lojërat olimpike, pasi u ftua nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Presidentja Osmani deklaroi se Kosova do të mbështesë gjithmonë ata që promovojnë vlerat që përfaqëson sporti dhe se është në krahun e ekipit të artë të sportistëve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Në prag të hapjes së lojërave olimpike #Paris2024, u ftuam nga Presidenti Macron në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Kosova beson në fuqinë transformuese të sportit dhe do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat, të cilat i mishëron sporti. Prandaj jemi të gjithë bashkë në përkrahje të ekipit të artë të sportistëve tanë me besimin e plotë në përfaqësimin e dinjitetshëm të shtetit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme