Google ADS

Osmani nga Katari: Të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik

22:21 | 25 Shkurt 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Doha të Katarit me një delegacion të bizneseve kosovare.

Me anë të një postimi në “X”, ajo është shprehur se janë të fokusuar ndër të tjera në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik, shkruan Arbresh.info.

“Diplomacia ekonomike në veprim! Jemi në Doha të Katarit me një delegacion dinamik të bizneseve kosovare të lulëzuara, të fokusuar në krijimin e partneriteteve, rritjen e marrëdhënieve tregtare dhe zhbllokimin e potencialit ekonomik përmes rritjes së investimeve”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme