Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, nesër pritet të vizitojë shtetin e Kosovës.
Pahor do të pritet nga homologia e tij, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan arbresh.info.
Sipas njoftimit të zyrës së Presidencës, Pahor do të pritet nga Osmani në ora 16:00 dhe pas takimit të dy presidentët do të dalin në një konferencë për media./arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për media.
Vendi: Kabineti i Presidentes; (P. S Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...